Në Bosnjë-Hercegovinë është shënuar rasti i parë me koronavirus.
Një pacient në Republika Serpska ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-2019, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e RS-së, njofton Klix.ba të enjten.
Sipas njoftimit, vetëm në Republika Srpska janë 144 persona në karantinë, pasi janë kthyer nga vendet e prekura me këtë virus dhe dyshohet se mund të jenë infektuar. Ndërkohë në pjesën tjetër të Bosnjës janë 259 persona në karantinë.
Ndërkohë, në Kroaci, ky virus është paraqitur shumë më herët dhe tashmë janë regjistruar 10 persona si të prekur.
Virusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar në Kinë, ku edhe është regjistruar numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve. Si pasojë e koronavirusit, në Kinë deri më tash kanë vdekur 2981 persona, në Itali 107, në Iran 92, kurse në Kore të Jugut 35.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...