Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe stabiliteti institucional

10:15 | 25 Maj 2026
E.K

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve./Arbresh.info