Forcimi i politikave dhe lidhjeve në mes mjedisit dhe sektorëve të tjerë është i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku në hapjen e takimit të shtatë të Grupit Punues Rajonal për Mjedisin Jetësor të gjashtë ekonomive të
Evropës Juglindore: Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Mali të Zi, Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se takimi do të kontribuojë fuqishëm në forcimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht do të ndihmojë në zbatimin e qëllimeve dhe prioriteteve lidhur me mjedisin nga strategjia e Evropës Juglindore 2020.
“Financimi për dy projekte tashmë është siguruar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Në takimi gjithashtu do të paraqesë progresin dhe hapat e ardhshëm për të dy projektet. Grupi i punës ka një rol kyç në të dy projektet dhe vlerëson përfshirjen e të gjitha ministrive”, tha Duraku.
Duke shprehur sigurinë e tij se të gjitha iniciativat e grupit të punës do të kenë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe aktiviteteve të ardhshme dhe që objektivat do të arrihen. /Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...