Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se një shkupjan dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin në Matkë.
Siç kumtoi policia, pas hapave dhe aktiviteteve të marra kanë ardhur deri te njohuritë se është e mundur që kryerësi i veprës penale mund të jetë L.Sh (17) nga Shkupi për të cilin nga MPB-ja do të ngritët kallëzim penal.
Me 03.08.2017 rreth orës 13 e 46, në Njësinë e informimit dhe komandës në MPB Shkup në mënyrë telefonike është paraqitur se në Matkë, gjegjësisht pylli përballë liqenit të Treskës është përfshirë nga zjarri i cili është përhapur me shpejtësi të madhe.
Një pjesë e mediave menjëherë pas zjarrit publikuan se për bartësin ka pasur edhe video të cilën e ka bërë me telefonin e tij një turist
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez