Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se së bashku me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahet edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare.
Deskoska është funksionarja e parë e qeverisë që haptazi deklarohet pozitivisht për opsion të këtillë pas kërkesës që e bëri OBRM-PDUKM. Deri tash ministrat deklaronin se ky vendim duhet të sillet nga partia ndërsa kundërshtari më i madh i zgjedhjeve të parakohshme kuvendare është BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sinqerisht mendoj se duhet të ketë, por kjo është çështje politike dhe analizë politike e organeve, por unë jam në anën se duet të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha mes tjerash, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eurokomisionieri Johahnes Hahn për AIM tha se Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje të parakoshme kuvendare por reforma.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë