Kuvendi pasdite njëzëri e miratoi Propozimin plotësues të Ligjit për planifikim urbanistik pas debatit tetëmujor dhe përfshirjes aktive të të gjithë grupeve të deputetëve dhe opinionit ekspert.
Për deputetët, ky ligj është shembull se si në të ardhmen duhet të sillen ligjet thelbësore nëpër debate publike, respektimi i mendimit ekspert dhe pranimi i vërejtjeve nga të gjitha palët e prekura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetë zyrtare”, ndërsa do të fillojë të zbatohet në afat prej 120 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi.
Përveç këtij ligji sot deputetët sollën disa ligje, ndërsa vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 12:00.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...