Çulev e pranoi se dëshiron Aleksovskin të jetë pjesë e ekipit të tij

20:41 | 5 Shkurt 2020

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev vërtetoi se po kërkon që Sinisha Aleksovski, i cili përmendej gjatë gjykimit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, të jetë pjesë e kabinetit të tij në ministri.

Çulev nuk u përgjigj nëse sipas tij është e kontestueshme ajo që agjenti Aleksovski është përmendur në procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, nga të akuzuarit Stefan dhe Mihail Mladenovski. Aleksovski u përmend si person nga kabineti i Gjorge Ivanov, i cili ju ka thënë sulmuesve se do të shpallet gjendje lufte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket Sinisha Aleksovskit, po, do të dërgojmë marrëveshjen në Agjencinë për Zbulim. Por, kundër tij nuk është parashtruar asnjë aktakuzë penale, as është i akuzuar në ndonjë rast”, tha Çulev.

Ministri teknik demantoi se ka kërkuar Kiril Todorovski, ish-shefin e kabinetit të Gordana Jankullovskës dhe i akuzuar në rastin e PSP-së ‘Titanik’ për parregullsi zgjedhore, të jetë pjesë e kabinetit të tij./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara