Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi sezonal është 433. Kjo është 73.2% më pak raste me grip sezonal në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga MSH thonë se numri më i madh i të prekurve nga gripi sezonal janë të moshës 15 deri 64 vjeç (190 raste), ndërsa incidenca më e madhe është tek fëmijët e moshës 0 deri 4 vjeç.
Në javën e dytë të vitit 2021, janë paraqitur 36 raste të të prekurve nga gripi, që është 18 raste më shumë në krahasim me javën e njëjtë të vitit 2020.
Në RMV, duke përfshirë javën e dytë të vitit 2021, kundër gripit sezonal janë vaksinuar 48.406 persona. Prej tyre 37.879 janë vaksinuar falas, ndërsa 10.536 janë vaksinuar me vaksina komerciale.
Nga MSH thonë se masat për mbrojtje nga coronavirusi kanë kontribuar për uljen e numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal./Telegrafi/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...