Pedagogia, Grida Duma, e ka cilësuar një blasfemi që shemb besimin në institucione thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar studentëve, ku ofronte zerim tarife dhe bursë njëvjeçare për këdo që do të denonconte korrupsionin e pedagogëve.
E ftuar në RTV Ora, Duma thotë se vendi jonë është shkatërruar nga spiunazhi dhe deklarata e Ramës përveçse show është dhe e rrezikshme.
Grida Duma: Ka një blasfemi që është blasfemi e besimit në teologji, ka një blasfemi që është blasfemia e besimit në institucione. Nuk ka shembje më të madhe sesa i bëhet institucioneve vetëm me një deklaratë të tillë. Mos të flasim që shembet shpirti njerëzor kur numri një i ekzekutivit, kryeministri, bën thirrje për spiunazh.
Nuk ka spiunazh më, nuk jetohet me spiunë. Ky vend është shkatërruar nga spiunazhi.Të bësh një thirrje të tillë sot, pavarësisht se besoj se është show, nga ana tjetër është e rrezikshme.Ai që të shtyn për të bërë këtë është fajtori. Është një blasfemi që nuk mund të realizohet.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet