Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në pranimin e organizuar në Beograd me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë tha se Serbia do të bëjë çka është e mundur që me Maqedoninë të kenë marrëdhënie më të mira.
Ajo ka theksuar se nuk ka biseduar me homologun e saj të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe as me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko në lidhje me çështjen e qëndrimit të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sonte nuk dua të flas për atë çështje. Sonte i festojmë marrëdhëniet tona të mira dhe Ditën e pavarësisë së Maqedonisë. Serbia është e hapur dhe fleksibile dhe ne do të bëjmë çka është e mundur që të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme”, tha Brnabiq.
Në pritjen e zhvilluar në hapësirat e ambasadës së Maqedonisë në Beograd përveç kryeministres Brnabiq dhe ambasdores Jovanovska-Tipko, Ana Brnaviq, kryetari i Kuvendit, Maja Gojkoviq, Ministri i Punës, Zoran Djordjeviq, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe personalitete nga jeta publike dhe kulturore e Serbisë.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...