Ligjvënësi pret dokumentin për mocionin e VMRO-DPMNE-së për mosbesimin e Qeverisë ta pranojnë ditën e diel.
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja thotë se do e dorëzojnë kërkesën për mosbesim konform afateve për të dhënë mundësi që të mërkurën të kthehen në Kuvend së bashku me debatin për mosbesimin.
Sipas tyre, e vetmja arsye për interpelancën ndaj Qeverisë është mossuksesi i kësaj të fundit për 10 muaj qeverisje.Gjatë 10 muajve qeverisje qytetarët e panë se çfarë është korrupsioni, pa dituria, pa maturia, shkatërrimi dhe mos dhënia llogari për interesat shtetërorë. Pikërisht për këtë VMRO-DPMNE-ja ka sjellë vendim që të dorëzojë kërkesë për votimin e mosbesimit të qeverisë.
Pas dorëzimit të kërkesës te Talat Xhaferi, presim që seancë për votimin e mosbesimit të caktohet për të mërkurën e ardhshme – dekalroi Dragan Danev, VMRO-DPMNE, shkruan Alsat M.
Debati për mocion të mosbesimit duhet të zgjasë deri në mesnatë, pas çka duhet të votohet të njëjtën ditë kur edhe ka filluar. Për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhen 61 vota deputetësh.
VMRO-ja ka 49 mandate deputetësh, nga gjithsej 51 që i siguroi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Dy deputetë, Çedomir Sezdovski dhe Amdi Bajram lëshuan grupin e VMRO-DPMNE-së për të përkrahur vendimet e shumicës Parlamentare. Kryeministri Zaev pret që deri më 17 prill, kur edhe do të publikohet raporti i Komisionit Evropian, të votohen thuajse të gjitha ligjet reformuese, për të cilat thonë se kanë gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën./Alsat
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116