Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka njoftuar se kjo parti ka siguruar fitore bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Gostivarit, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë kandidatët e saj do të garojnë në balotazh.
Në një deklaratë për media, Ademi theksoi se rezultati në Gostivar është një fitore e thellë për BDI-në dhe për kandidatin e saj.
“Në Komunën e Gostivarit fitojmë pa balotazh, që në raundin e parë, me një diferencë të thellë 6 me 1. Që sonte, kryetar i ardhshëm i Komunës së Gostivarit është kandidati i BDI-së, Valbon Limani”, deklaroi Ademi.
Ai shtoi se kandidatët e kësaj partie në Kërçovë dhe Strugë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Në dy komuna të tjera, të Kërçovës dhe Strugës, kandidatët tanë shkojnë në balotazh”, tha më tej Ademi, duke nënvizuar se rezultatet e deritashme tregojnë mbështetje të gjerë për Bashkimin Demokratik për Integrim në mbarë vendin./rtk
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...