Në strukturat e BDI-së në Strugë ka nisur procesi i përzgjedhjes së emrave për kandidatët e mundshëm të kësaj partie për kryetar të komunës për zgjedhjet e reja lokale.
Sic konfirmon për strugalajm, zëdhënësi i kryesisë së degës së BDI-së në Strugë, Mentor Ibrahimi, tashmë ka filluar procesi i selektimit të kandidaturave dhe me gjasë në mbledhjen që është caktuar për të enjten mbrëma do të merret një qëndrim. Ramiz Merko, kryetari i degës dhe njëherit ish-kryetar i komunës është një nga më të nominuarit nga nëndegët e BDI-së. Shumica e degëve kanë zgjedhur ate si kandidatin më të përkrahur në mesin e elektoratit të BDI në këtë komunë. (INA)
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...