Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “BDI ashtu siç ka instrumentalizuar çdo institucion tjetër administrativ, gjyqësorin, por edhe arsimin në vend, të njëjtën e ka bërë edhe me institucionin e Bashkësie Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, për interesa politike-partiake”.
“Pohimet e ish kreut të BFI-së për infiltrimin e zyrtarëve të BDI-së në zgjedhje ose ne shkarkim të kreut të këtij institucioni, janë edhe një dëshmi më shumë që BDI në vazhdimësi ka cenuar rolin dhe misionin e BFI-së, duke ndërhyrë politikisht për ti plotësuar objektivat partiake, duke shkelur mbi dispozitat normative të vetë BFI-së, por edhe Kushtetutën e RMV-së, e cila garanton funksionimin e pavarur të këtij institucioni. Maqedonia Veriore është shtet sekular dhe religjioni është i ndarë nga shteti”, thuhet njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.
Nga kjo parti thonë se po aq e papranueshme është kur ish-kreu i BFI-së pranon të bëhet instrument i BDI-së për qëllime që nuk ndërlidhen me kompetencat e kreut të BFI-së.
“Këto veprime joparimore të ish kreut të BFI-së si dhe të BDI-së, me të drejtë i kanë detyruar besimtarët mysliman që ta humbin besimin tek ky institucion, i cili duhej të ishte i pavarur dhe me kredibilitet të plotë, duke iu shërbyer besimtarëve mysliman, por edhe gjithë qytetarëve, për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore dhe afirmimin e besimit”, thonë nga ASH.
Ata shtojnë se është koha që t’i japim fund manipulimit të BDI-së që nuk njeh as formë e as mënyrë për të qëndruar në pushtet, duke manipuluar dhe politizuar çdo institucion, madje edhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.
“Apelojmë tek të gjithë zyrtarët e BFI-së por edhe tek myftitë e qyteteve në vend, që gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të BFI-së mos të lejojnë ndërhyrjen e BDI-së, por edhe të cilit do subjekti tjetër politik. Njëkohësisht, ti respektojnë të gjitha dispozitat e akteve normative që i përcakton Kushtetuta e BFI-së, të sigurojnë një proces transparent dhe demokratik duke e bërë zgjedhjen më të mirë të Kreut të BFI-së, i cili do t’ia kthente dinjitetin këtij institucioni, i cili i përfaqëson besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në fund të reagimit.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...