Një këmbësor 52-vjeçar nga Struga ka ndërruar jetë në një aksident në komunikacion pasi u përplas nga një automjet pranë zonës industriale në Strugë.
SPB Ohër njoftoi se aksidenti ndodhi më 21 të këtij muaji në orën 20:55 në autostradën Strugë – Qaf Than, kur një automjet i panjohur goditi këmbësorin N.N. (52) nga Struga.
“Personi është transferuar në spitalin e Strugës ku janë konstatuar lëndimet. Shoferi i automjetit ka lëshuar vendin e ngjarje pas aksidentit, ndërsa pas kryerjes së ekspertizës nga prokurori publik dhe ekipeve policore, janë marrë masat për zbardhjen e rastit”, thotë Stefan Dimovski nga SPB Ohër./telegrafi
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...