Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë plagëve të marra nga një aksident në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Livadi”.
Makina e tipit “Citroen Berlingo” me targa të Kumanovës, e që po drejtohej nga 66-vjeçari L.M. nga Kumanova, ka goditur 79-vjeçarin B.M. nga Kumanova, transmeton alsat.
Pas aksidentit B.M. fillimisht është shtruar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, pas çka është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në ora 23:30.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...