Kryeministri Zoran Zaev ka qetësuar familjarët e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë qenë në pritje për evakuuim nga Kabuli.
Ka bërë të ditur, se të gjithë qytetarët që janë paraqitur për evakuuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin.
“Dua të njoftoj, se nga më shumë burime kemi marrë informacionin se të gjithë qytetarët që u paraqiten për evakuim dhe janë shtetas tanë, e kanë lëshuar Kabulin”, tha Zaevi në Jegunovcë.
Ka njoftuar, se personat e evakuuar gjenden në Britani të Madhe, në Katar dhe në Norvegji. Pritet kthimi i tyre në Maqedoni.
“Të gjithë qytetarët që janë paraqitur për evakuim, janë evakuuar. Për momentin nuk ka shtetas tanë që gjenden në zona të rrezikuara në Kabul”, tha Zaev./tv21/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...