Gjatë kësaj periudhë të izolimit, të gjithë jemi të shqetësuar që ushqimet t’i zgjedhim me një përmbajtje sa më të madhe të vitaminave dhe mineraleve.
Gjatë kësaj kohe, lëkura jonë pëson ndryshime të mëdha përshkak të stresit, transmeton portal arbresh.info
Kësaj rradhe, përkundër lajmeve të shumta për rëndësinë e vitaminave për mbrojtjen kundër koronavirusit, revista italiane Elle, thekson se rëndësi të madhe duhet t’i kushtojmë edhe lëkurës.
Ushqimet që ju duhen për një mendje të mprehtë e pa stres
Sipas dermatologëve italianë, rëndësi të madhe për lëkurën ka edhe vitamian F, e cila vjen nga kombinimi i dy acideve yndyrore: Omega 3 dhe Omega 6.
Këto acide shndërrohen në yndyrna të tjera të domosdoshme për shëndetin e trupit duke zvogëluar inflamacionin dhe, veçanërisht, duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet që përmbajnë vitaminën F janë, vaji i ullirit, misri, soja, farat e lirit, arrat, farat chia dhe farat e lulediellit, pa harruar bajamet dhe të verdhën e vezës.
Për lëkurën që tregon shenja stresi dhe problem të tilla si ekzema, dehidratimi dhe psoriasis, mund të jetë me vlerë të rritet nevoja për vitaminë F./arbresh.info/
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...