Fjala ‘myk’ i referohet një shumëllojshmërie organizmash, përfshirë grupin e kërpudhave dhe majatë. Sporet e mykut zakonisht shpërndahen në ajër. Për shkak të lagështisë, nxehtësisë, ventilimit të dobët ose papastërtive, kjo shumëllojshmëri e kërpudhave depozitohet në mjediset shtëpiake dhe zhvillohet për të krijuar koloni të vërteta.
Nëse konstatoni myk në dollapet tuaja, si fillim hiqini veshjet që aty. Vëreni muret e dollapit ose sirtaret për të parë nëse ka njolla të errëta dhe jeshile që tregojnë praninë e mykut. Nëse i keni vënë re, holloni dy lugë zbardhues në një litër ujë.
Produkte antimykotike:
Vendosni nëpër rafte e sirtarë sa më shumë zarfe silici ose përdorni silic xhel.
Kur t’i lani sipërfaqet, thajini menjëherë në mënyrë që të mos i lini hapësirë krijimit të mykut.
Siguroni ventilim të mirë. Lërini hapur dyert dhe dritaret.
Futini rrobat në dollap kur të jenë tharë mirë.
Spërkasni herë pas here uthull të bardhë të tretur në ujë të ngrohtë.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...