Për ata të cilët përballen me çrregullimin e ankthit, kjo mund t’ju duket shaka.
Ankthi nuk është kënaqësi, dhe në ditët e këqija njerëzit anksiozë definitivisht janë larg nga super, transmeton portali arbresh.info.
Nuk ka anë të ndritur apo pozitive të jetës me ankth, edhe pse secili që e vuan ka një përvojë ndryshe, por ata të gjithë mund të pajtohen që nuk është ecje në park.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit që jetojnë më anksiozitet mund të fillojnë të fluturojnë apo të bëhen të fortë si Supermeni, por se mund të kenë kualitete të hatashme që mund të jenë të lidhura me çrregullimin e tyre.
Më poshtë keni disa gjëra që mund të lidhen me shëndetin mendor të njeriut.
Njerëzit anksiozë kanë një sens të rritur të brengosjes. Edhe pse kjo gjë shpeshherë është konsideruar si diçka e keqe, ka disa raste që kjo mund të jetë shumë ndihmuese.

Disa studime kanë treguar që ankthi mund të ketë evoluar brenda njerëzve ashtu sikurse inteligjenca.

Njerëzit e diagnostikuar me çrregullimin e ankthit gjeneral janë të lidhur me inteligjencë më të lartë.

Sipas Livescience, Dr. Jeremy Copland shpjegoi se megjithëse ankthi ndonjëherë mund të jetë paaftësi dhe shqetësim i paarsyeshëm i pacientit, ka situata ku ka njëmend situatë të rrezikshme, dhe se brengosja e tepruar mund të jetë e dobishme dhe adaptuese.

Sipas një studimi me 26 persona, të cilët iu nënshtruan testeve të IQ, doli që ata me nivel të lartë ankthi kishin rezultate më të larta të inteligjencës./Arbresh.info

Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid