Limoni është i njohur gjerësisht për vlerat e tij të pafundme ushqyese, por jo vetëm pasi përdorimi i tij tejkalon hapësirën e kuzhinës.
Limonin mund ta përdorni për gjithçka si për shembull në maska bukurie, për pastrimin e objekteve të ndryshme, higjienën e tualetit dhe lavatriçes etj. Ndoshta nuk e keni çuar në mend më parë, por limoni nuk duhet të mungojë kurrë as në dhomën e gjumit.
Në qoftë se bëni pjesë në kategorinë e atyre njerëzve që flenë keq dhe të nesërmen zgjohen gjithmonë si me hënë, një limon i prerë në kubikë të mëdhenj është ajo që duhet. Merrni një ose dy kokrra limoni sipas dëshirës dhe pritini në kubikë të mëdhenj. Lërini mbi komo gjatë gjithë natës dhe të nesërmen ndërrojini. Ja cilat janë përfitimet e tij pozitive:
– Aroma e limonit pastron ajrin e dhomës së gjumit në mënyrë tërësisht natyrale, pa qenë nevoja të përdorni aromatizues me përmbajtje toksike dhe sintetike. Kjo gjë ndikon në mënyrë pozitive në cilësinë e gjumit.Sipas një studimi, aroma e limonit ndihmon trurin të qetësohet dhe stabilizon ritmin kardiak gjatë gjumit.
– Largon insektet nga dhoma e gjumit: Aroma e limonit mban larg insektet nga dhoma juaj e gjumit. Ky truk duhet përdorur sidomos gjatë verës, ku shfaqen dhe mushkonjat e para.
– Ndihmon frymëmarrjen: Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen gjatë gjumit, duhet të përdorni limonin. Aroma e tij e fortë pastron ambientin nga oksidantët dhe bakteriet.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...