Berberët në Pakistan kanë njoftuar mbi ndalimin e mjekrave dhe flokëve me stil modern, duke thënë se ato shkelin ligjin islamik.
Vendimi në krahinën Khyber Pakhtunkhëa ka bërë jehonë, sepse një ndalim i ngjajshëm ishte bërë dekada më parë, pasi grupet militante dhe talibanët kishin kërcënuar shumë berberë, transmeton portali arbresh.info
Sharif Kahlu, president i Shoqatës së Parukerëve të Sulejmanit, tha stilet e flokëve dhe mjekrës moderne janë kundër mësimeve të Profetit Muhamed.

“Ne jemi myslimane dhe do të ndjekim mësimet e Islamit. Ata që duan të presin flokët dhe mjekrën në stilin francez ose anglez nuk duhet të vijnë te ne”, tha ai.
Ai tha se të gjithë anëtarët e shoqatës së tij kanë premtuar të respektojnë vendimin, ndërsa pritet që njoftimi të vendoset edhe nëpër dyer të berberëve./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...