A e dini se organi më i madh i trupit është lëkura juaj? Ajo është linja juaj e parë e mbrojtjes kundër baktereve dhe viruseve. Lëkura e fytyrës është gjithashtu e para që ju lajmëron kur diçka nuk po funksionon mirë. Shenjat e zakonshme janë skuqje të fytyrës, lëkurë të thatë, ekzema, akne etj.
Duke përdorur maska natyrore në shtëpi, ju mund të minimizoni ndotësit e përditshëm, bakteret dhe infeksionet e tjera që mund të vendosen në lëkurën tuaj delikate. Para se të aplikoni një maskë, sigurohuni që lëkura juaj është tërësisht e pastër dhe poret tuaja janë të hapura. Mënyrat më të mira për ta bërë këtë është duke bërë një dush ose duke përdorur avull për të pastruar dhe hapur poret.
Maska që ne ju propozojmë është maska me Çaj jeshil, mjaltë, limon dhe sheqer.
Përbërësit:
1 lugë gjelle çaji jeshil
1 lugë mjaltë
1 lugë çaji lëng limoni
3 lugë sheqer (mundësisht kaf)
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosni pastën e krijuar mbi fytyrën tuaj, duke përjashtuar sytë, gojën dhe vetullat. Fërkoni pastën mbi fytyrë për 1-2 minuta me një lëvizje të ngadaltë dhe rrethore. Lëreni për 10-15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Duke e aplikuar këtë maskë tri herë në javë, do të keni rezultate mjaft efektive në luftën tuaj kundër akneve!
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...