Ka ndërruar jetë paraditene së mërkurës profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Dërmaku.
Dërmaku shërbeu e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2002 na Fkaultetin Ekonomik si ligjërues dhe asistent në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Së fundi, prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku ishte ligjërues në nivelin Bachelor i lëndëve Kontabiliteti I, Financa të korporatave, Kontabiliteti i institucioneve financiare I, ndërsa në nivelin Master Kontabiliteti i institucioneve financiare II.
Dërmaku ka lënë pas vetes tre libra: “Trendet e zhvillimit të afarizmit bankar” 2003, ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore”, dhe ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore” 2019.
Dërmaku gjatë karrierës profesionale la pas vetes edhe 10 punimeve shkencore.
Sot, me rastin e vdekjes së tij, shumë personalitete të botës akademike, kolegë e miq të të ndjerit, kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke kujtuar jetën dhe kontributin e Dërmakut në arsim.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...