NASA është duke u bërë gati që nesër ta kumtojë edhe një tjetër lajm të madh në lidhje me planetin Mars, duke premtuar që të zbuloj gjetjet e reja dhe më të rëndësishme mbi fatin e atmosferës të këtij planeti.
Kumtimi i lajmit do të bëhet të enjten, shkruan britanikja “The Independent”, transmeton KosovaPress.
Herën e fundit që Agjencia Hapësinore – NASA publikoi të gjeturat e saj në Mars, zbuloi se kishte gjetur evidenca mbi rrjedha të ujit në Planetin e Kuq, duke e përforcuar argumentin mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve.
Michael Mayer, shkencëtari që udhëheq ekspeditën shkencore të NASA-s në Mars, do ta japë lajmin në një konferencë që do të organizohet në selinë e agjencisë më 5 nwntor në orën 14:00, sipas kohës lokale.
Këtë javë agjencia dhe partnerët e saj global kanë festuar edhe 15-vjetorin e qëndrimit të vazhdueshëm në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Derisa astronautët e NASA-s kanë porositur ndjekësit e tyre që të rrijnë të kyqur për një lajm “emocionues” të enjten, nuk është bërë e ditur ende zyrtarisht nëse lajmi ka të bëj me plant in e Mars ose jo.
Aktualisht, janë gjashtë astronaut që jetojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që vijnë nga Rusia, SHBA-ja dhe Japonia. Është thënë se të hënën e kanë organizuar një darkë speciale për ta shënuar 15-vjetorin e NASA-s jashtë tokës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...