Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Jeton Raka ka reaguar lidhur me vrasjen e policit Muhamed Lika mbrëmjen e djeshme në Kaçanik.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si ish-luftëtar i UÇK-së dhe zyrtar policor, shkruan Arbresh.info.
“Kaçaniku humbi një zyrtar policor, një ish-luftëtar të UÇK-së, që la pas një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Raka në Facebook.
Ndryshe, Kosova sonte u trondit nga një vrasje e rëndë që ndodhi në Kaçanik.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika u qëllua për vdekje në hyrje të ndërtesës.
Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare.
Motivet lidhur me vrasjen nuk dihen ende./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë”, reagojnë familjarët e policit
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...