Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren duke iu uruar sukses në zgjedhjet që po vijnë.
“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.
Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar ai.
Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të…
Posted by Ziadin Sela on Wednesday, February 10, 2021
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...