Moti nesër me diell dhe pjesërisht i vranët

22:33 | 8 Qershor 2026
H.E

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e martë (nesër) në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.

“Temperaturat minimale: 10 deri në 13°C. Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C. Era: nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale