Policia e Kosovës ka iniciuar hetime lidhur me zhdukjen e një vajze në Junik.
Sipas raportit zyrtar nga policia, rreth orës 19:51, në rrugën “Fadil Maloku”, një qytetar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është cilësuar si “person i zhdukur”, ndërsa njësitë relevante policore kanë nisur procedurat hetimore për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në këtë rast, t’i raportojnë ato në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kurti: Pakoja 2.0 ishte planifikuar për shkak të inflacionit...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore