Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e ish-kreut të komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku për të paguar kaucion në vlerë 100 mijë euro, në këmbim të lirimit te tij nga paraburgimi.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Albënora Bekteshi. Ajo, tha se Zharkut i është konfiskuar pasaporta
“Mbrojtësi e ka propozu kërkesën për dorzani, prokurori e ka dhënë pëlqimin, edhe gjyqtari i procedurës e ka aprovuar dorzaninë. Dorzania është në shumë prej 100 mijë euro si dhe në atë vendim i është konfiskuar pasaporta e tij” u shpreh Bekteshi për arbresh.info.
Ndryshe, Xhabir Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi. Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij./arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci