Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, në takimin e të shefave të Misioneve të BE-së.
Në një postim në Facebook, Misioni i BE-së në Kosovë ka pohuar se ata kanë diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
“Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...