Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi i sontëm në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit.
Murtezaj ka thënë për klankosova.tv se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë.
“Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve”, ka thënë Murtezaj, njofton Klan Kosova.
“Më pas kemi parë forca të mëdha të sigurisë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.
Murtezaj ka treguar se ka pasur vetëm dhjetë minuta kohë para sulmit që kishte kaluar nga ajo pikë.
“Për fat të keq terrorizmi është bërë një fenomen dhe askund njeriu nuk po ndjehet i sigurt”, ka theksuar ai.
“Po cenohet siguria e të gjithëve pa dallim, nga këto sulme nuk po kursehet askush”, ka thënë Murtezaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...