Kryeshefi ekzekutiv i Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, tha se sektori i energjisë është sfiduar në mënyrë të jashtëzakonshme vitet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërqendruar sektorin e energjisë, duke e krijuar një krizë energjetike e cila ka shkaktuar pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet e Evropës.
“Këtu as Kosova nuk është përjashtuar nga ky ndikim, me ç’rast çmimi i energjisë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme të shumëfishtë, gjë e cila ka reflektuar edhe në ngritjen e kostos të blerjes së energjisë. Dhe si rezultat i kësaj KOSTT-i është përballur edhe me një përgjegjësi shtesë e cila i është vënë KOSTT-it për furnizim pjesës veriore të vendit”, tha Zeqiri, në RTK.
Tutje sipas tij, KOSTT-it ndonëse i është dhënë përgjegjësi shtesë për furnizim të pjesës veriore me energji, nuk i janë ndarë mjete financiare gjithmonë.
“Mos ndarja e mjeteve për KOSTT dhe kjo ka shkaktuar pasiguri financiare për ndërmarrjen sepse sigurimi i mjeteve financiare ka qenë i vështirë. Megjithatë, me ndihmën e aksionarit, në këtë rast të qeverisë, është tejkaluar kjo situatë”, tha Zeqiri.
Duke e komentuar nënshkrimin e një ditë më parë të marrëveshjes e nën-huazimit mes KOSTT-it dhe Ministrisë së Financave për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”me vlerë prej 25.5 milionë euro, Zeqiri tha se ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.
“Projekti fokusohet në katër komponentë kryesore pra ndërtimin e nënstacioneve të reja në zonën e Deçanit me vlerë prej 9.3 milionë euro, ku do të mundësojë integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë, zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformator të ri që do të përmirësojnë ngarkesën, ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, tha ai.
Po ashtu, sipas tij, ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit dhe më e rëndësishme është që vazhdon të ulet edhe niveli i humbjeve, që megjithatë janë të vogla aktualisht, por rritet efiçienca e rrjetit të transmisionit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...