Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tregon se që nga largimi i presidentes Vjosa Osmani nga LDK-ja, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me të, përveç kontakteve të zakonshme institucionale.
Zemaj theksoi se Osmani ka zgjedhur që të shkojë me një parti krejtësisht ndryshe ideologjikisht me LDK-në, si dhe largimi i saj nga kjo parti e ka rritur elektoratin e VV-së dhe e ka dëmtuar LDK-në.
“S’e kam taku asnjëherë personalisht, as s’e kam pa, përpos në distancë, në kontaktet institucionale. Por, rrugët tona politike janë ndarë, ajo e ka bo zgjedhjen e saj të garës me një subjekt që skajshmërisht është dallues në kuptimin ideologjik dhe konceptual, sepse e djathta dhe e majta ekstreme nuk e di se si e kanë bo kompozimin, po është përshtat në pjesën e popullizmit dhe të dëmtimit për LDK-në si dhe të rritjes së votës elektorale për Lëvizjen Vetëvendosje.”, tha Zemaj në një intervistë për arbresh.info.
E para e vendit u largua nga LDK-ja në fundin e vitit 2020, ku në shkurt të 2021-ës garoi në një listë me VV-në, ku edhe fituan 51% të votave të qytetarëve, me synimin që Kurti të bëhej kryeministër, ndërsa Osmani presidente./EmirAbduramani/arbresh.info/Emir Abduramani/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...