Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli, tha se bashkëpunimi i Maqedonisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më shumë kurse Pacolli shtoi se në kuadër të bashkëpunimit, në Kuvendin e Kosovës do të formohet grup i deputetëve për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë.
“Pacolli shprehu bindje se edhe në Parlamentin kosovar së shpejti do të formohet Grupi i deputetëve për miqësi për bashkëpunim me grupin përkatës i cili veç më është formuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli theksoi nevojën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ekspertizë të cilën do e kishin fituar prej kolegëve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe shprehu dëshirë që bashkëpunimi ndërparlamentar të zhvillohet në bazë të rregullt.
Ndërkaq, Xhaferi, në emër të Kuvendit, shprehu gatishmëri të tërësishme për ndarjen e përvojave në proceset eurointegrative me kolegët e Kuvendit të Kosovës, duke e marrë parasysh se Maqedonia ka përvojë më të madhe në këtë sferë.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, me shembullin e tyre për bashkëpunim kontribuojnë në drejtim të ngritjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se vizitat e këtilla janë vërtetim pikërisht i atyre angazhimeve”, tha Xhaferi, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.
U fol edhe për kornizën juridike të marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve dhe theksoi se e njëjta duhet së shpejti të zgjerohet me nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve bilaterale për lehtësimin e marrëdhënieve të përgjithshme.
Takimi Xhaferi-Pacolli vjen si vazhdë e vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli. Kjo vizitë e Pacollit është e para në Maqedoni që pas formimit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...