Mediat amerikane citojnë një deklaratë të Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Vulin, i cili ka mbrojtur një kriminel serb për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se Serbia nuk duhet të turpërohet më për krimet e kryera kundër shqiptarëve.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin thotë se vendi i tij nuk duhet të turpërohet më për krimet që ka kryer në Kosovë.
Ai ka lavdëruar gjeneralin Vladimir Lazarevic, i cili u dënua me 14 vjet burg për krime lufte në Kosovë.
Një deklaratë e tillë nuk u ka shpëtuar mediave amerikane që kanë cituar Vulinin.
“Koha e turpit ka kaluar. Është koha e krenarisë”, tha Vulin në Nish.
Lavarevic, komandant i trupave serbe gjatë luftës në Kosovë i cili ishte përgjegjës për më shumë se 10.000 të vrarë dhe mijëra të tjerë të zhvendosur, u lirua nga burgu pasi kreu 2/3 e dënimit të tij.
Vulin tha se Lazarevic dhe ushtarët e tjerë serbë në Kosovë ‘kanë arsye të shihen si më të mirët prej më të mirëve dhe më trimat prej më trimave”.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...