Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Sic shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se veprimet e Prishtinës kanë çuar tashmë në një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe shqiptarët filluan të bojkotojnë mallrat serbe dhe t’i djegin ato.
“Jemi vonuar në takim, sepse kemi informacione të reja rreth lëvizjes së trupave shqiptare në veri të Kosovës, dhe ata e morën përsëri atë motoskaf që po ngiste Thaçi në liqenin e Gazivodës. Është e mundur të nisen për kontroll të Liqenit dhe t’i tregojnë muskujt dhe ta kontrollojnë vendkalimin gjelbër në veri për ta penguar çdo depërtim të mallrave serbe në mjediset me popullatë serbe në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...