Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë në Beograd, ku kanë konfirmuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Pas takimit kokë më kokë, siç raporton ‘Blic.rs’, presidenti serb ka thënë se me emisarin e BE-së, kishte një takim të mirë përgatitor.
“Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor. Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik. I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Europian”, ka thënë Vuçiq.
“Ne e kuptojmë se Lajçak, me autoritetin, dijen dhe përkushtimin e tij, mund të garantojë objektivitetin dhe paanshmërinë në atë proces. Ne nuk mund të bisedojmë nëse e vetmja kërkesë është që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq dhe shtoi se Lajçak vendos për datën për vazhdimin e dialogut.
Vuçiq nuk e përjashtoi mundësinë që të shkojë në Bruksel midis vizitave në Moskë dhe Uashington, sepse, siç theksoi ai, kjo është e rëndësishme për shkak të së ardhmes evropiane të Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk mund të zbulojë detajet e bisedës me Lajçakun, por tha se “mesazhi kryesor ishte që ne mund t’ia afrojmë të ardhmen evropiane Serbisë, nëse do të ishim të përkushtuar”
Lajçak falënderoi Vuçiqin për gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
“Ai e kupton sa e rëndësishme është kjo për këtë popull. Unë pres që dialogu nën kujdesin e BE-së të vazhdojë në korrik në Bruksel. Serbia është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona dhe zgjidhjet tuaja janë zgjidhjet tona. Rruga e Serbisë për në BE është e lidhur ngushtë me këtë dialog”, tha Lajçak.
Para shkuarjes në Serbi, diplomati sllovak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...