Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk kanë marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi sipas tij, ekspertët juridikë ishin kundër.
Vuçiq tha se me shpalljen e okupimit për Kosovën, do të nënkuptonte njohje të territorit të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Kjo do të thoshte se ne e njohim territorin e Kosovës si territor të një shteti tjetër, kurse geupet e armatosura të shqiptarëve do t’i njihej statusi i forcave legale të armatosura, kurse ne nuk do t’ua japim legalitetin ligjor apo legjitimitetin, sepse nuk e kanë, kjo është dhunë e pastër shqiptare dhe dhunë e këshilltarëve të tyre perëndimorë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Ai më herët paraqiti shtatë kërkesa ndaj Kosovës, ku ndër të tjera kërkoi zgjedhje të lira në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në polici e gjyqësi, krijimin e Asociacionit e largimin e Njësisë Speciale nga veriu.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...