Një vajzë e mitur, e cila mbante në duar flamurin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është ftuar nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që të ngjitet në skenën ku po zhvillohej tubimi elektoral në Viti.
Gjatë këtij momenti, vajza valëviti flamurin e LDK-së, ndërsa Abdixhiku e përqafoi para të pranishmëve.
“Kqyr sa bukur e mban flamurin. Hajde këtu nalt, hajde, hajde… me gjithë flamur, me flamur, me flamur…”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se partia që drejton nuk i përdor fëmijët për qëllime politike, siç është ofendimi i kundërshtarëve.
“Ne fëmijët nuk i shtim me recitu poezi që e ofendojnë tjetrin, ne fëmijët i kemi krenari. Krenaria e Kosovës, e ardhmja jonë. Mbaje flamurin lart!”, u shpreh Abdixhiku, duke iu referuar rasteve të mëhershme në tubime politike.
Deklarata e tij u interpretua si referencë ndaj një ngjarjeje të ndodhur në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku një vajzë rreth 10-vjeçare kishte recituar një poezi me përmbajtje të ashpër, duke përdorur edhe shprehje si “Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatë zgjedhore.
“Pranohen të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ZP.Anr.11/2026 e 01.06.2026, dhe ankesa e Organizatës Joqeveritare ‘Instituti i Kosovës për Drejtësi’ ZP.Anr.12/2026, e datës 01.06.2026, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 5.100 (pesë mijë e njëqind) €”, thuhet në vendimin e PZAP-it.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar