Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e qytetarëve, që ia ka kanë bërë përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka thënë se nuk ka për çfarë të bisedojë me Kosovën “nëse ata paraqiten me shantazhe dhe se janë ‘mashtruar keq’ nëse në Prishtinë se me shantazhe mund ta mposhtin Serbinë”.
Siç raportojnë mediat serbe, duke u përgjigjur në njërën nga pyetjet e qytetarëve, se çfarë do të diskutojë me Kosovën, pasi Azem Vllasi ka thënë se janë katër çështje për të cilat nuk mund të bisedohet me Serbinë, siç janë integriteti territorial, kufiri, rregullimi i brendshëm dhe rendi kushtetues, Vuçiq ka thënë se “nëse kjo qëndron kështu – atëherë nuk kemi për çka të bisedojmë”.
“Unë vërtetë nuk e di se për çfarë do të bisedojmë. Nuk jam i interesuar që të bisedojmë se çfarë është frizura e Vllasit dhe nuk jam shumë i magjepsur me frizurën e Kurtit”, tha Vuciq, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se “nëse propozimi i Prishtinës është që të mos diskutohet për asgjë thelbësore, por se si të njihet sa më shpejt pavarësia e Kosovës dhe si të kërkohet falje prej tyre për diçka – ky lloj bisede ka përfunduar”.
“Por, përsëri, shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm dhe racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të përpiqen të kërkojnë një kompromis. Por, nëse nuk duan, nëse mendojnë se mund ta mundin Serbinë me shantazhe – janë mashtruar rëndë”, tha Vuçiq.
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...