Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur për restaurimin e objektit “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, një ndërtesë me rëndësi historike dhe arsimore në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se objekti i ndërtuar në vitin 1923 ka shërbyer për dekada si shkollë, nga viti 1952 deri në vitin 1990, kur, siç tha ai, u mbyll me masa të dhunshme dhe nxënësit shqiptarë u dëbuan nga hapësira.
Ai theksoi se restaurimi i këtij objekti, me një vlerë prej rreth 800 mijë eurosh, përbën investim në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë.
“E ndërtuar më 1923, për më shumë se një shekull qëndrese, “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime është e lidhur ngushtë me historinë e arsimit në Kosovë. Për 38 vjet, nga viti 1952 e deri më 1990, kur regjimi serb me masa të dhunshme e mbylli atë dhe i dëboi nxënësit shqiptarë, ky objekt i rëndësisë së veçantë kishte shërbyer si shkollë për gjenerata të tëra. Nëpërmjet restaurimit të saj, në vlerë rreth 800 mijë euro, edhe në Shtime sikurse gjithandej vendit, po investojmë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm. Kjo hapësirë do të jetë përsëri në shërbim të të rinjve, artistëve dhe komunitetit”, tha Kurti./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit