Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e ndërmarrëses kosovare Mevlide Vrajolli, duke e cilësuar si shembull frymëzues të suksesit në bujqësi dhe përpunim.
Sipas Kusari-Lilës, Mevlide Vrajolli prej më shumë se një dekade merret me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, duke ndërtuar një biznes familjar që siguron të ardhura për familjen e saj dhe punësim për dy gra të tjera.
Postimi i plotë:
Duart e arta të Mevlide Vrajollit dinë të bëjnë mrekulli.
Nga dheu i tokës pjellore të Kosovës, ku me shumë dashuri dhe përkushtim kultivon bimë të ndryshme mjekësore dhe aromatike, ajo ka ndërtuar një biznes familjar që sot siguron të ardhura për familjen e saj dhe punësim për dy gra të tjera.
Për më shumë se 10 vjet, Mevlidja merret me prodhimin e vajrave esencialë nga livanda, rozmarina, kokosi dhe aroma të tjera natyrale, çajra, sapunë e fruta të thata.
Në një sipërfaqe prej një hektari, ajo kultivon rozmarinë dhe bimë të tjera, të cilat i përpunon vetë në shtëpinë e saj, duke i shndërruar në produkte të shëndetshme dhe cilësore.
Nga kultivimi, përpunimi e deri te paketimi organik, çdo produkt mban vulën e punës së ndershme, përkushtimit dhe dashurisë për natyrën.
Mbështetja e prodhuesve vendorë, veçanërisht e grave ndërmarrëse, mbetet një nga prioritetet tona për të fuqizuar ekonominë, për të krijuar vende të reja pune dhe për të promovuar produktet autentike të Kosovës./Arbresh.info
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...
Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati...
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...