Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do të përballonte një luftë të re, prandaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet të angazhohet për bisedime, raporton B92.
I pyetur të komentojë deklaratën e Richard Grenellit, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, se është lajm i rremë se SHBA ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës, Vuçiqi u përgjigj se vazhdimisht kishte folur se para së gjithash vetë duhet të bisedojmë.
“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”, është shprehur ai, transmeton koha.net.
Po ashtu ai është pyetur “nëse mund ta marrë me mend situatën tonë pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?”
“Vetëm lufta është alternativë, ndërsa neve nuk e duam”, është shprehur ai, duke shtuar se Serbisë nuk i duhen konfliktet.
“Neve na duhen dekada paqe sepse vetëm kështu do të kishim kudo në Serbi klinika të reja. Neve organikisht nuk do ta mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërat e viteve të nëntëdhjeta… këtë ne nuk do ta përballonim. Kemi nevojë për politikë të mençur”, deklaroi Vuçiq.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...