Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiq, me rastin e arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni, ka thënë se dikujt i ndodhin gjëra të çuditshme.
Vuçiq, në një deklaratë për B92, ka thënë se ky është rasti i 50-të që Haradinaj udhëton me të njëjtën pasaportë diplomatike, ndërsa sot, pikërisht pak ditë para bisedimeve në Bruksel, e arrestojnë.
“Me siguri se do të ketë presion ndaj Serbisë, por ne jemi të gatshëm të përballojmë situata edhe më të rënda. Do të shkojmë në Bruksel për t’u dakorduar, por se a do ta arrijmë këtë, mbetet të shohim. Për të luajtur tango nevojiten dy persona”, ka thënë kryeministri serb.
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve