Vladimir Todoriq nga Partia Demokratike e Serbisë, ka deklaruar sot se pse Vuçiq dhe Daçiq nuk i kishin përdorur më herët këto kapacitete mahnitëse diplomatike, për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO, shkruan B92.
Përveç kësaj, sekretari ndërkombëtar i demokratëve, ka pyetur kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, se ku ishin “kur Kosova javën e kaluar nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, dhe kur “Kosova mori kodin telefonik ndërkombëtar 383”, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, ajo çfarë dallon nga pranimi i Kosovës në UNESCO me pranimin në të gjitha organizatat e mëparshme, është fakti se Daçiq dhe Vuçiq e dinë se aty mund të parandalojnë anëtarësimin e Prishtinës, ose ndoshta për faktin se janë shumë të ndjeshëm ndaj çështjes së kulturës “gjë që qytetarët e Serbisë e dinë mirë sa është e vërtetë”.
“Më shumë gjasa ka të jetë kjo e para, dhe se bëhet fjalë për një farsë nga e cila Aleksandar Vuçiq planifikon të dalë i kurorëzuar me lule. Qytetarët e Serbisë meritojnë një qeveri përgjegjëse që punon në interesin e tyre, e jo për bukuroshet e estradës të cilat kanë për qëllim ruajtjen e popullaritetit”, ka shtuar Todoriq.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...