Prokuroria Themelore në Mitrovicë jep detaje për një person që është gjetur pa shenja jete brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.
“Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftim.
Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa dorasi i kësaj vepre, siç njofton prokuroria përmes një komunikate për media, nuk dihet se kush është.
“Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, thuhet tutje njoftim./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116