Prokuroria Themelore në Prishtinë ka jep detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi të dielën në lagjen Emshir në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, Departamenti i Përgjithshëm-Njësiti për Dhunë në Familje, pas raportimit të rastit nga policia, më 03.03.2021, kishte iniciuar rastin “dhunë në familje”, kundër të dyshuarit (tani i ndjeri) L.S.
“Sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici, ku menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me këtë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por që ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij.
Më tej në njoftim thuhet se për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor.
Ndryshe të dielën më 14 mars, L.S kishte vrarë fillimisht ish-bashkëshorten S.S , e pastaj edhe veten./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...