Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mbajtur konferencë për medie ku foli për liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi,
Me këtë rast ajo tha se pas shumë takimeve në Kosovë, pret që shumë shpejt të ketë një datë për heqjen e vizave.
Sipas saj, ende nuk është marrë një vendim i qartë për këtë çështje, duke shtuar se edhe ajo po vuan bashkë me kosovarët lirinë e lëvizjes.
Ajo thotë se është e pashpjegueshme si ka ngecur ky proces kur janë plotësuar të gjitha kushtet.
“Shpresojmë që të kemi një datë për liberalizim shumë shpejt. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim kah mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit, po punojmë të shohim një votim pozitiv që qytetarët e Kosovës e meritojnë moti, nuk mund të ia shpjegosh askujt”.
“Të gjitha kriteret janë mbushur, edhe unë po vuaj sa secili prej jush, dhe nuk arsyetohet kjo. Të shohim rezultatet pa ndonjë kushtëzim”./eo
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...