Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit (DPC), në Bruksel të Belgjikës, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të keqe, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara.
Përmes platformës ‘X’, Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit (DPC), duke komentuar deklaratën e Josep Borrellit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, se nuk do të dorëzohet derisa se të arrihet një zgjidhje deri në fund të mandatit të tij, tha se “dialogu ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara”.
Sipas tij, takimi i nesërm i dialogut është “një ushtrim për të ndërtuar trashëgimi për të lejuar Borrellin dhe Lajçakun të deklarojnë se procesi po vazhdon dhe Vuçiqi e Kurti do të marrin fletëpalosje të ‘Planit të Rritjes’ dhe lavdërime nga BE. E gjitha thjesht shfaqje”./rtk

PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...
Pas vërshimeve, dalin analizat e ujit – KRU “Mitrovica”: Mun...